Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kompanitë e autobusëve risin çmimet e biletave, 5 euro Prishtinë-Gjakovë

Shk 14, 2022

Kompanitë e autobusëve nisin të rritin çmimet: bëhet 5 euro bileta Prishtinë-Gjakovë.

Fundi i vitit 2021 dhe vitit 2022 duket se do të jenë vitet që kosovarët do të mbajnë mend sa i përket rritjes së çmimeve.

Përpos ngritjes së çmimeve në produktet bazike dhe në nevojë të qytetarëve, ngritje të çmimeve pati edhe në faturat e energjisë elektrike.

Së fundi është njoftuar se rritje të çmimeve do të ketë edhe në biletat e transportit të autobusëve.

E një gjë e tillë veçse është vendosur nga një prej kompanive që funksionon në vend.

Kompania “Sharr Travel” veçse ka njoftuar se linja Prishtinë-Gjakovë dhe anasjelltas tani e tutje çmimin e biletës së udhëtimit do ta ketë 5 euro.

“Njoftim: Linja Prishtinë Gjakovë Prishtinë. Të nderuar klient bazuar në çmimet e larta të furnizimit me derivate të naftës e që për transport të udhëtarve me autobusë është lëndë e parë furnizuese, nga sot çmimi i biletës Prishtinë Gjakovë është 5 €.Sharr Travel ju dëshiron rrugë të mbarë!”.

Duke mos përfunduar me kaq, rritje të çmimit ditë më parë kanë paralajmëruar edhe nga kompania e ujësjellësit, por edhe nga Gastronomia, thuhet në postimin në Facebook të Kompanisë së Autobusëve.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM