Build Skills with our trainings

Sign up now!

PSD: Arrestimi i aktivistëve është veprim antidemokratik

Shk 14, 2022

Partia Socialdemokrate sot pranë zyrave të ZrrE-së kanë protestuar kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Aktivistët e PSD kanë thënë se protesta sot pranë zyrave të ZrrE-së kishte vetëm një qëllim që vendimi përmes së cilit është bërë rritja enorme e faturave të energjisë elektrike të bëhej publik.

PSD kërkon lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të saj, përfshirë edhe kryetarin e saj, Dardan Molliqaj.

Arrestimi i tyre përbën një veprim që kundërshton të drejtën për të protestuar dhe kërkuar që vendimet që na prekin të gjithëve të mos qëndrojnë të fshehura publiku.

Përderisa çmimin e lartë e të papërballueshëm për shumicën e qytetarëve të Kosovës na e kanë treguar menjëherë, shumë prej çështjeve dhe rrethanave që lidhen me këtë vendim qëndrojnë të panjohura, përfshirë këtu edhe vet vendimin.

Protesta jonë e sotme ishte kërkesë për transparencë. Kjo mungesë transparence po minon çdo mundësi që t’i kundërvihemi padrejtësisë sociale të tarifave të reja të energjisë. Për më tepër, mospublikimi i këtij vendimi bie ndesh edhe me legjislacionin në fuqi.

Përdorimi i dhunës së shtetit në shërbim të fshehjes së dokumenteve publike është një tregues i natyrës së pushtetit që sot është vendosur në vend.

Kjo çështje na prek të gjithëve e sidomos ata që kanë pak. Andaj edhe kundërshtimi është i drejtë, thuhet në postimin në Facebook të PSD-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM