Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidenti Biden uron presidenten Osmani me rastin e 17 shkurtit, ditës të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Shk 15, 2022

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka uruar presidenten Osmani me rastin e 17 shkurtit, ditës të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në këtë letër, ai potencon se Shtetet e Bashkuara mbesin partner i palëkundur i Kosovës. Presidenti Biden duartroket punën dhe përkushtimin e Kosovës për forcimin e demokracisë dhë në luftën kundër krimit e korrupsionit.

Tutje, Presidenti Biden potencon se në Samitin për Demokraci Kosova ka dëshmuar se është e gatshme të ndajë përvojën me shtete të tjera, gjersa thekson se përgjatë vitit të kaluar,  Kosova vazhdimisht ka treguar lidership në arenën ndërkombëtare.

Duke vlerësuar angazhimin e Kosovës në ndërtimin e raporteve të mira ndërfqinjësore, Presidenti Biden flet për dialogun Kosovë-Serbi dhe kërkon që dialogu të përqëndrohet në njohje reciproke.

Në këtë letër urimi, Presidenti Biden flet sërish për lidhjen e veçantë që familja Biden ka me vendin tonë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

 

https://president-ksgov.net/sq/lajme/biden-osmanit-pergjate-vitit-te-kaluar-kosova-vazhdimisht-tregoi-lidership-ne-arenen-nderkombetare

 

E nderuara zonja Presidente:

 

Në emër të popullit amerikan, ju uroj juve dhe bashkëqytetarët tuaj me rastin e festimit të ditës kombëtare të Kosovës më 17 shkurt.

 

Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm gjatë 14 viteve të pavarësisë së saj, duke u shndërruar nga një demokraci e brishtë në një shtet të gatshëm për të ndarë përvojat e veta me botën, siç e demonstruat ju gjatë Samitit për Demokraci në dhjetor. E përshëndes përkushtimin tuaj për punën e vazhdueshme dhe jetike për forcimin e institucioneve të Kosovës dhe për t’u siguruar që demokracia e Kosovës sjellë rezultate për të gjithë qytetarët e vendit tuaj. Shtetet e Bashkuara do të mbeten partner i palëkundur i Kosovës përderisa ju përpiqeni ta luftoni korrupsionin dhe ta forconi sundimin e ligjit, të mbroni të drejtat e pakicave fetare dhe etnike, të nxisni një rritje ekonomike të drejtë dhe transparente dhe të siguroni një të ardhme të qëndrueshme energjetike.

 

Jemi të kënaqur që Kosova po vazhdon të ndërtojë dhe forcojë marrëdhëniet e saj pozitive me vendet fqinje dhe do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet tuaja drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke.

 

Vitin e kaluar, Kosova vazhdimisht demonstroi lidership në skenën ndërkombëtare. Nga ofrimi i strehimit të sigurt për të pambrojturit deri te forcimi i sigurisë globale dhe bashkëvendosja përkrah ushtrisë amerikane në Kuvajt, populli i Kosovës i ka dëshmuar botës trimërinë dhe bujarinë e tij. Ndërsa përballemi së bashku me pandeminë COVID-19, jam i kënaqur që Shtetet e Bashkuara patën mundësi të ofrojnë këtë muaj edhe gjysmë milioni doza të sigurta e efektive të vaksinës COVID-19 për të mbrojtur dhe ndihmuar Kosovën në ringritje nga pandemia.

 

Siç e dini, Kosova zë një vend të veçantë në zemrat e familjes Biden. Ju falënderoj përsëri për nderimin e madh që i bëtë djalit tim, Beau, kur i dhatë atij post-mortem Medaljen Presidenciale për Sundimin e Ligjit vitin e kaluar. Mezi pres të vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta për të thelluar partneritetin në mes vendeve tona dhe për ta jetësuar të ardhmen e Kosovës si një demokraci dinamike, sovrane, e multietnike, duke zënë vendin e merituar në institucionet evropiane dhe euroatlantike.

 

Ju uroj juve dhe gjithë popullit të Kosovës një festë të shëndetshme dhe të gëzueshme ndërsa ju festoni pavarësinë tuaj!

 

Sinqerisht,

 

Joseph R. Biden Jr.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM