Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehmeti dhe Szunyog diskutojnë rreth zhvillimeve makroekonomike në sektorin financiar

Shk 16, 2022

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, është pritur në takim nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian/Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Në këtë takim u diskutua rreth zhvillimeve të fundit makroekonomike, e në veçanti në sektorin financiar.

Guvernatori Mehmeti njoftoi shefin e Zyrës së BE-së lidhur me veprimet e ndërmarra nga BQK-ja në zhvillimin dhe ruajtjen e stabilitetit të sistemit financiar, si dhe me aktivitetet e rregullta në fushën e integrimit, të zhvilluara së bashku me institucionet e BE-së.

Mehmeti theksoi edhe masat e kujdesshme të cilat janë ndërmarrë nga BQK-ja në bashkëpunim me institucionet financiare që operojnë në Kosovë, të cilat janë treguar shumë efektive në ruajtjen e stabilitetit financiar dhe minimizimit të pasojave për ekonominë e vendit në përgjithësi.

Si rezultat i këtyre masave, rreziqet e pritura ndaj sektorit bankar nuk u materializuan dhe sektori bankar arriti ta ruajë shkallën e lartë të qëndrueshmërisë dhe kishte një rol shumë të rëndësishëm në rimëkëmbjen e ekonomisë përmes kreditimit të vazhdueshëm dhe ofrimit të masave lehtësuese për huamarrësit.

Njëkohësisht, Guvernatori falënderoi Bashkimin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës dhe BQK-së.

Ndër të tjera Guvernatori e informoi Szunyog për masat e ndërmarra në sektorin e sigurimeve, duke përfshirë avancimin e kornizës rregullative e mbikëqyrëse, deri te masat më ekstreme të revokimit të licencave për kompanitë, që përfundimisht kanë dështuar të përmbushin kërkesat ligjore dhe rregullative në fuqi, thuhet në komunikatën për media e BQK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM