Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Plani operativ “Mbrojtja e pyjeve 2022”, Shtërpcë

Shk 16, 2022

Stacioni policor në Shtërpcë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar së zbatuari planin operativ “Mbrojtja e pyjeve 2022”, lidhur me prerjen e pyjeve, transportin dhe shitjen ilegale të drunjëve .

Në lidhje me këtë policia, në bashkëpunim me pylltarët e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Ferizajt sot, kanë kontrolluar në oborret e shtëpive të 5 personave të dyshuar në fshatin Sevcë të Shtërpcës dhe aty kanë hasur sasi të drunjëve, rreth 30 m3.

Ndaj 5 të dyshuarve janë shqiptuar fletëparaqitje për gjykatë dhe sasia e drunjëve do të konfiskohet nga ana e zyrtarëve të Parkut Kombëtar.

Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me aksione të tilla edhe në ditët në vijim në parandalim të prerjeve të pyjeve, transportit dhe shitjes ilegale të drunjëve, si dhe apelon te qytetarët që hasin persona që prejnë, transportojnë dhe shesin ilegalisht drunjë, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM