Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Linde: Suedia mbështet dialogun në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

Shk 20, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takuan në Mynih, ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde.

Kryeministri Kurti vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dhe ndihmën e madhe të Suedisë për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës. 

Lidhur me agjendën evropiane, kryeministri Kurti tha se institucionet dhe vlerat euro-atlantike duhet të jenë të hapura për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. 

 Ai e vlerësoi shumë të rëndësishme përkrahjen e qeverisë suedeze për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe shtoi se ky proces nuk mund të shtyhet më tej.   

 U bisedua edhe për dialogun me Serbinë dhe kryeministri Kurti theksoi rolin konstruktiv dhe gatishmërinë për të vazhduar bisedimet që në qendër kanë njohjen e ndërsjellë.  

Ministrja Linde u shpreh e inkurajuar nga indikatorët ekonomik dhe të sundimit të ligjit në vitin e parë të qeverisjes dhe për stabilitetin politik të Kosovës dhe vuri theksin te raportet shumë të mira ndërmjet dy shteteve.

 Ajo shprehu mbështetje për dialogun në Bruksel për normalizimin e  marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM