Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës nga Covid-19, po trajtohen 124 pacientë. 120 nga ta të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 4 të negativizuar.
Me oksigjeno-terapi 88 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 11 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 53 pacientë
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 11 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit,12 pacientë
Spitali i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Gjilanit, 14 pacientë
Spitali i Gjakovës, 10 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 10 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.