Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia në Mitrovicë kontrollon tri lokacione për veprën penale, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

Shk 22, 2022

Policia njofton se si rrjedhojë e hetimeve për rastin në Mitrovicë Jug, ku dyshohet për veprat penale, ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, dhe “Armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës”. Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, kanë siguruar informacione se të dyshuarit janë duke u fshehur në tri lokacione të ndryshm, lokacione këto në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë (DRP) Mitrovicë Veri.

Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë identifikuar këto lokacione dhe pasi është siguruar autorizimi nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për kontroll të këtyre lokacioneve, në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë-Mitrovicë Veri dhe në mbështetjeje të Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), kanë realizuar kontrolle në këto lokacione mirëpo nuk kanë hasur në personat e kërkuar.

Gjatë kontrollit në njërin prej lokacioneve, hetuesit kanë gjetur një pushkë automatike, dy fishekë, një radio për komunikim ,,Motorola”, sasi të substancave narkotike si dhe katër aparate për kriptovaluta. Të gjitha gjësendet e gjetura janë konfiskuar në cilësi të provave materiale. Në lidhje me provat materiale, në cilësi të personit të dyshuar është duke u intervistuar një person mashkull kosovar.

Në konsultim me prokurorin, rastet: “Armëmbajtje pa leje” dhe “Posedim i substancave narkotike” do të hetohen nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug, ndërsa aparatet për kriptovaluta janë konfiskuar nga ana e njësive të DRP Mitrovicë Veri, e cila drejtori edhe do të procedojë tutje më këtë rast, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM