Build Skills with our trainings

Sign up now!

Rinia në kërkim të ushqimi të mendjes dhe trupit

Shk 22, 2022

Palestrat sportive, aktivitetet e ndryshme fizike si dhe leximi i librave motivues janë bërë tashmë një ndër top trendet për rininë e Kosovës. Jo rrallë ndodh që shumë nga të rinjtë të shfaqen në rrjetet sociale duke frekuentuar palestrën, duke ngrënë shëndetshëm apo duke bërë diçka për veten e tyre.

Dukja fizike është gjëja e parë që bie në sytë e të tjerëve; të tjerët janë të rëndësishëm per ne, ngase nëpërmjet tyre tentojmë që t’i përmbushim disa nevoja qenësore, e sidomos nevojën për të qenë i pranuar, i admiruar, i pëlqyer nga të tjerët; dhe kjo shpeshherë tentohet të arrihet nëpërmes trupit, dhe dukjes fizike!”, thotë psikologu Yll Avdijaj për KosovaLive

Aktiviteti fizik pa dyshim që ka shumë aspekte pozitive për shëndetin tonë, ku përpos humbjes në peshë ndihmon edhe në të jetuarit më gjatë dhe parandalimin e shumë sëmundjeve. Ushtrimet e rregullta ndikojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, menaxhimin e nivelit të sheqerit në gjak, ndihmojnë në përmirësimin e gjumit si dhe përmirësojnë humorin/disponimin dhe shëndetin mendor.

Një ndër arsyet pse një numër i madh i të rinjve shihen duke bërë palestër konsiderohet edhe mosha 17-18 vjeçare e cila mendohet si moshë adekuate për të fituar shprehi të fitness-it, në mënyrë që të ndërtohet një trup i fortë muskulor dhe vital. Të ushtruarit në palestër konsiderohet si një plus i madh për shëndetin mendor pasi ndikon në lirimin e endorfinës duke bërë kështu që niveli i stresit të ulet dhe të rritet produktiviteti ditor.

Aktina Osa, absolvente në  Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit si dhe garuese për një kohë në sportin e xhudos, shprehet se numri i të rinjve që merren me aktivitete fizike është rritur në mënyrë të kënaqshme por lë ende vend për të dëshiruar, kjo duke parë rëndësinë e aktiviteteve fizike për shëndetin tonë.

Shumica e të rinjve nuk e kuptojnë termin trup vital, ngase trupi vital shihet vetëm ai trup që ka peshë normale, por në fakt trupi vital është më shumë se kaq dhe krijohet kur e menaxhojmë mënyrën si ushqehemi, pushimet dhe sidomos mënyrën e të ushtruarit”, thekson ajo.

Më tutje ajo tregon edhe për ushtrimet që ekzekutohen duke shikuar video në youtube apo në ndonjë aplikacion tjetër

Nëse flasim për numrin e madh të videove që përmbajnë ushtrime të caktuara, pa dyshim ka shumë. Por nëse ne vendosim t’i zgjedhim ato, duhet pyetur personi përgjegjës se a lejohet të kryhet ushtrimi apo jo. Kjo shihet varësisht nga fakti se sa je i përgatitur fizikisht dhe për ç’qëllim do ta realizosh ushtrimin’, thotë Osa.

   Ilustrim

Ilustrim

 

Stafi i Xtrem Fitness tregon se të ushtrohesh nga një trajner është mënyra më e mirë për të shmangur pasoja madhore shëndetësore si rezultat i ushtrimeve jokorrekte, siç mund të jetë lëndimi apo zgjatja e muskujve.

Ushtrimet duke shikuar tjetrin nuk është një gjë që duhet praktikuar e sidomos nëse ai person nuk ka njohuri të mjaftueshme. Kjo gjë madje nuk është e mirë as kur je fillestar në ushtrime”, thonë ata.

Në kohët e fundit mjaft i përhapur është leximi i librave vetëndihmues (Self Help) të cilat shumë njerëz e shohin më të lirë se terapia dhe si një ndihmë drejt zhvillimit pesonal të tyre. Përfitim nga leximi i këtyre librave kanë të gjithë ata që dëshirojnë të përmirësojnë diçka në fushat e jetës, të fitojnë aftësi jetësore, t’i zgjidhin madje edhe t’i rregullojnë problemet.

Iliriana Hasaj, koordinatore e librarisë “Dukagjini” në Prishtinë thekson se librat vetëndihmues (self help) lexohen në masë masive pavarësisht moshës apo drejtimit në karrierë duke parë nevojën që njerëzit të gjejnë këshillat e duhura për sfidat me të cilat ballafaqohen.

Leximi është benefit gjithmonë pavarësisht zhanrit, mirëpo kërkesa çdoherë ka qenë e madhe veçanërisht për këtë zhanër. Për shkak se jo të gjithë ndihen të lirë t’i ndajnë brengat me dikë tjetër, përmes leximit të këtij lloji të librave ata marrin sugjerimet e nevojshme”, ka thënë ajo.

Avdijaj shton se jeta dinamike dhe e shpejtë sidomos në zonat urbane, niveli i stresit si dhe pamundësia për t’iu përgjigjur kërkesave të shumta në jetën e përditshme ka bërë që rinia të jetë në kërkim të gjetjes së një lloj ngushëllimi në mënyrë që t’i bëjnë ballë stilit të jetës që janë duke e jetuar.

Ekspozimi para një jetese dinamike, e shpeshherë duke mos qenë i përgatitur për këtë, sjell nevojën për të kërkuar ndihmë dhe përgjigje për vështirësitë, qoftë nga leximi i librave ‘self help’, qoftë në kërkim të trajtimit psikoterapeutik “, tha ai.

Orgesa Roka 

Projekti “Forcimi i Mediave të Pavarura dhe Promovimi i Sigurisë së Gazetarëve në Kosovë” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë dhe Albany Associates.

Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM