Build Skills with our trainings

Sign up now!

Një komunë ku vendimarrja është e ndarë mes grave dhe burrave

Shk 23, 2022

Barazia gjinore po vazhdon të mbetet një sfidë për pushtetin lokal në pothuajse të gjitha Komunat e Kosovës.

Megjithatë, përkundër të gjitha pengesave, gratë po arrijnë të “ngjiten” në pozitat e larta.

E për këtë shembull është Komuna e Drenasit. Gratë mbesin të pandashme në pozitat vendimmarrëse në Komunën e Drenasit pasi ato udhëheqin 6 prej 12 drejtorive që janë gjithsej në këtë komunë.

Anita Avdullahu-Dvorani, drejtoreshë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillimi Rural në komunën e Drenasit ka thënë për KosovaLive se gratë janë shumë të zonjat dhe duhet të jenë në pozita vendimmarrëse në vend.

Ajo është shprehur se gratë ia dalin shumë më mirë se sa burrat, por që sipas saj, ka shumë faktorë që i penalizojnë ato që të jenë në pozita vendimmarrëse.

 “Arsyet varen nga shumë faktorë po mendoj se kryesorja është mbështetja familjare, nëse nuk ki përkrahje të fuqishme në familje është e vështirë, sepse nuk është menaxhimi lokal i lehtë për askënd”, ka theksuar ajo.

 Avdullahu është shprehur se atyre i’u duhet përkrahje dhe besim që të mos hasin në vështirësi në punën të cilën e bëjnë.

Anita Avdullahu gjatë ndarjes së mjeteve bujqësore si subvencion

Se gratë kanë mbështetjen e nevojshme nga komuna e Drenasit e thotë edhe drejtori për Buxhet dhe Financa në këtë komunë, Shyqiri Bublaku.

Ai ka deklaruar se komuna e Drenasit ofron mbështetje për të gjitha gratë dhe se ato janë të zonjat që të jenë në pozita vendimmarrëse.

“Mendoj se gratë janë të zonjat dhe të përgjegjshme për menaxhim dhe ato patjetër duhet të kenë përkrahje”, ka thënë ai.

Ndërsa, nga Zyra për Informim në komunën e Drenasit kanë thënë për KosovaLive se 50 për qind të pozitave të drejtorëve në këtë komunë janë të ndara për gratë, ndërsa në pozitat e udhëheqësve të administratës janë 40 për qind gra.

“Në aspektin e drejtorive, gratë kanë 50% të pozitave ndërsa në pozitën e shefit të sektorit janë gjithsej 40% gra, 10 nga 25 shefa sa janë gjithsej. Në administratën e komunës numri i grave është 64 ose gjithsej 37.8%”, thonë në Komunën e Drenasit.

Për të kaluar të gjitha sfidat më të cilat përballen gratë për të arritur në pozita të tilla Agjencia për Barazi Gjinore (ABGJ) ka hartuar Programin e Kosovës për Barazi Gjinore 2020-2024 i cili është miratuar nga Qeveria e Kosovës në muajin maj të vitit 2020.

Nga kjo Agjenci kanë thënë për KosovaLive se arsyeja kryesore e këtij programi është fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave dhe avancimi i të drejtave të tyre në vendimmarrje, paqe, siguri dhe drejtësi.

 “Ky objektiv përmban rritjen e numrit të grave në vendimmarrje për ndërmarrjen e veprimeve duke filluar me rritjen e pjesëmarrjes së grave të reja në forumet rinore, me përgatitjen e kurikulave specifike të trajnimit që t’i përgatisin kandidatet e reja, me ndërmarrjen e masave afirmative brenda partisë, për ta përmirësuar pjesëmarrjen në vendimmarrje”, kanë thënë nga ABGJ.

Agjencia për Barazi Gjinore ka publikuar një raport sipas të cilit gratë penalizohen për shkak të besimeve se ato nuk kanë kohë të mjaftueshme për këto pozita për shkak të obligimeve familjare, mungesa e besimit ndaj tyre, besimi se burrat janë udhëheqës më të mirë e shumë arsye tjera.

Egzon Qorri, asambleist në Kuvendin Komunal në Drenas, ka thënë për KosovaLive se komuna e Drenasit e njeh rolin dhe rëndësinë e fuqizimit të gruas në vendimmarrje. Ai është shprehur se kjo përkrahje është në funksion të avancimit dhe fuqizimit të gruas shqiptare, duke e përmirësuar gjithnjë pozitën e saj në shoqërinë tonë të tranzicionit.

“Në këtë kontekst Komuna e Drenasit në mënyrë të arsyeshme e ka rritë kuotën gjinore deri në 50% sa i përket përfshirjes së gruas në vendimmarrje”, tha ai.

Arsyeja që shpeshherë numri i grave që janë pjesë e pushteteve dhe politikës është i vogël, është kuota gjinore.

Iliriana Gashi, drejtoreshë e organizatës “Women for Women”, ka thënë për Kosovalive se progresi për këtë çështje është i ngadaltë dhe se ndonjëherë po bëhet një hap para dhe pastaj një pas.

Ajo ka theksuar se këtë më së miri e tregojnë zgjedhjet e fundit lokale në të cilat nuk u zgjodhë asnjë grua kryetare komune dhe numri i atyre që konkuruan ishte minimal.

“Partitë politike ende e shohin mundësin e përfshirjes së grave vetëm për ta plotësuar kuotën e cila kërkohet me ligj, por edhe këtu e respektojnë Ligjin e vjetër për Barazi Gjinore ku kërkohet përfshirja e grave në 30%, ndërsa sipas Ligjit të ri kuota është 50%”, ka deklaruar ajo.

Gashi është shprehur se një ndarje e barabartë e pozitave ndërmjet burrave dhe grave do të ishte një porosi që drejtohet në shumë fusha sidomos në atë të emancipimit të shoqërisë.

Iliriana Gashi në konferencën “Përtej mbështetjes financiare” (CDF dhe Women for Women Kosova)

Përveç Ligjit për Kuotën Gjinore, të drejtën për pjesëmarrje të barabartë në jetën politike dhe publike e garanton edhe Neni 7 i Konventës për Eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave.

Sipas kësaj Konvente të gjitha shtetet duhet të ju sigurojnë në mënyrë të veçantë grave të njëjtat kushte më burrat, që të jenë pjesë e barabartë e politikes dhe jetës publike.

Rinesa Qorri

Projekti “Forcimi i Mediave të Pavarura dhe Promovimi i Sigurisë së Gazetarëve në Kosovë” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë dhe Albany Associates.

Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM