Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla sot ka bërë të ditur se janë kapur 83.5 kilogram heroinë dhe janë arrestuar dy persona.
Ai në postimin e tij në Facebook ka përgëzuar Doganën, Policinë dhe Prokurorinë duke thënë se kur mes institucioneve të ndryshme ekziston vullneti për bashkëpunim të sinqertë për të siguruar sundim të ligjit e luftë ndaj krimit të organizuar, rezultatet nuk mungojnë.
Kur mes institucioneve të ndryshme ekziston vullneti për bashkëpunim të sinqertë për të siguruar sundim të ligjit e luftë ndaj krimit të organizuar, rezultatet nuk mungojnë.
Përgëzime Doganës, Policisë dhe Prokurorisë!
83.5 kilogram heroinë më pak në treg, dy kriminel më shumë në burgjet e Kosovës.