Build Skills with our trainings

Sign up now!

Teknologjia tek fëmijët po shpërfaqet edhe më anët jogjithaq pozitive

Shk 23, 2022

Evolucioni i shpejtë i teknologjisë ka ndryshuar tërësisht çdo aspekt të shoqërisë sonë, por po kjo dukuri ka ndryshuar edhe mënyrën se si fëmijët po rriten anembanë botës.

Përdorimi i pajisjeve digjitale nga fëmijët është bërë dukuri e pashmangshme për gjithë prindërit, pa përjashtuar edhe fëmijët nga Kosova.

Psikologu, Ismajl Veliu, vlerëson se përdorimi i tepërt dhe i pakontrolluar i internetit nga ana e fëmijëve mbetet problem shqetësues.

“Kosova ka popullsinë më të re në Evropë dhe sipas hulumtimeve të bëra nga organizatat që merren me studime kibernetike, janë 97 për qind e fëmijëve që kanë qasje në internet”, ka thënë ai.

Veliu thekson se janë rreth 85 përqind e fëmijëve që luajnë lojëra online, ndërkaq 35 përqind kyçen në lojëra agresive.

 “Në bazë të hulumtimeve, fëmijët nuk janë të sigurt në përdorimin e internetit. Ka rreziqe me të cilat ballafaqohen vazhdimisht gjatë përdorimit të internetit, qofshin rrjetet sociale, lojërat online që i luajnë, pastaj pamjet joadekuate për moshën e tyre e kështu me radhë”, theksoi ai për Kosova Live.

Se ekspozimi i gjatë para ekranit, qoftë të një kompjuteri, loptopi apo telefoni mund të bartë pasoja në shëndetin e fëmijëve, e thotë edhe sociologu, Blerim Shabani.

Sot teknologjia e gjegjësisht qasja në internet pa kontroll dhe pa mbikqyrje ka rreziqe për fëmijët. Qëndrimi i gjatë në internet dhe në telefon është jo i duhur për shëndetin psiko fizik te fëmijët”, ka thënë Shabani.

Ai thekson se përdorimi i teknologjisë për fëmijët duhet të bëhet në mënyrë që ajo t’ju shërbejë për qëllim edukativo-mësimor.

Ndërsa, nga perspektiva e mësimdhënëses, Yllka Emini, përdorimi i teknologjisë përfshinë të dy aspektet, atë negativ dhe pozitiv.

“Meqenëse teknologjia është plot stimuj dhe shpesh kërkon t’i kushtohet vëmendje një shumëllojshmërië të gjërave të ndryshme në të njëjtën kohë, fëmijët që luajnë shumë video lojëra ose kalojnë shumicën e kohës në internet, kanë më pak mundësi të fokusohen sesa fëmijët që përdorin më së paku teknologjinë”, thotë Emini.

Sipas saj, anë pozitive e përdorimit të teknologjisë mund të jetë mënyra se si fëmijët trajtojnë informacionin, meqenëse sipas saj kjo nuk ndodhë tek të gjithë fëmijët.

Kur fëmijët ekspozohen në një nivel të lartë të teknologjisë, ata tentojnë të mendojnë gjëra vetëm sipërfaqësisht dhe nuk zhvillojnë aftësinë për të menduar në mënyrë kritike ose të jenë krijues kur mësojnë koncepte të reja”, ka shtuar ajo.

Megjithatë, ajo potencon faktin se përdorimi i tepërt dhe shikueshmëria e lojërave apo serialeve të rrezikshme, është në rritjë e sipër. Emini u bënë thirrje të gjithë prindërve që të kenë kohë të merren me fëmijët e tyrë, në mënyrë që këta të fundit të jenë më shumë nën përkujdesjen e tyre, e jo të kujdestarëve.

Ky shqetësim tashmë është evident në të gjitha vendet dhe shtresat e shoqërive, dhe si i tillë nuk po gjen alternativa që do të ndihmonin fëmijët dhe të rinjtë që të shmangin ato pajisje e t’u kthehen përditshmërive të tyre, duke e administruar proporcionalisht kohën e çmuar”, e shpjegon përvojën e tij dhe fëmijëve të tij, Xhemajl Veseli nga Gjilani.

Veseli i cili është prind i tre fëmijëve thotë se ndjehet i shqetësuar se si teknologjia po “ua vjedhë” kohën e çmuar fëmijëve të cilët “joshen” nga pajisjet e mençura, të cilat u ofrojnë pafund mundësi “argëtimi”.

“Ky trend global është konstatuar avantazh për mundësitë e shumta që ka krijuar për shkëmbime të ndërsjella mes njerëzve nëpër botë, duke “shkurtuar” e përshpejtuar “rrugët bashkëpunuese”, sikurse edhe mundësitë e pakufishme në krahasim me shkëmbimet fizike të së kaluarës, ndërsa në anën tjetër ka shkaktuar probleme evidente për jetën përtej “ekranit magjik”, ka shtuar ai.

Ai thotë se teknologjia dhe rrjetet sociale çdo ditë e më shumë po avancohen dhe dalin jashtë kontrollit administrues, pasi sipas tij nuk ka institucione kontrolli për t’i mbajtur në suaza të kufijve të lejueshëm për përdorim.

Në një hulumtim nga Qendra për Studime të Avancuara FIT, del se rrjeti social më i frekuentuar është Instagrami, ndërsa pas tij vijnë YouTube dhe Facebook.

Sipas hulumtimit, 97 për qind e fëmijëve në Kosovë janë përdorues të internetit, 85 për qind janë përdorues të video-lojërave dhe 35 për qind e fëmijëve luajnë video-lojëra agresive. Po ashtu 45 për qind e këtyre fëmijëve i frekuentojnë internet-kafetë.

Se Instagram dhe Facebook, janë rrjetet më të frekuentura nga moshat 25-34, e pohon edhe agjencia e marketingut, “Hallakate”. Veçse këta të fundit gjatë hulumtimit kanë ardhur në përfundim se rrjeti më i famshëm në Kosovë është edhe Linkedin.

“Tek rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe Linkedin numri më i madh i përdoruesve i takon moshës 25-34 vjeç”, thuhet në hulumtim, derisa theksohet se moshat 18-24 e përdorim më shumë Snapchat-in. “Kurse tek rrjeti social Snapchat, ky numër i takon moshës më të re, asaj 18-24 vjeç”.

Në një hulumtim tjetër “Siguria e fëmijëve në internet – Udhëzues për fëmijë”, thuhet se për të evituar përdorimin e tepërt të teknologjisë, është mirë që fëmijët mos të mbajnë sekrete me prindërit.

Ajo çfarë ju duhet të bëni është që të mos mbani sekrete me prindërit tuaj për gjërat që ju dyshoni se ka diçka shqetësuese në to. Ju duhet të bisedoni shtruar me prindërit dhe ta rrisni komunikimin për gjithçka që ju bëni në internet”, thuhet në hulumtim.

Sipas këtij hulumtimi rekomandohet që fëmijët të luajnë me prindërit e tyre në mënyrë që edhe ata ta vlerësojnë lojën që fëmijët e tyre e luajnë.

Aty theksohet po ashtu se në Kosovë, gati të gjitha përmbajtjet e materialeve të papërshtatshme janë lehtë të arritshme dhe gjithsecili është i ekspozuar.

“Në Kosovë, fatkeqësisht, gati të gjitha përmbajtjeve materialeve të papërshtatshme janë lehtë të arritshme dhe gjithsecili është i ekspozuar ndaj tyre. Në vendet e zhvilluara, videot e dhunshme, si psh. ato nga luftëra të ndryshme apo video e faqe interneti me përmbajtje erotike që nuk preferohet të shikohen nga fëmijë, nuk mund të shikohen nga fëmijët. Këto çështje në vendet e zhvilluara të Evropës perëndimore janë të rregulluara si nga ana ligjore po ashtu edhe për nga ana teknike”, thuhet tuje në hulumtim.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për vitin 2021, ekonomitë familjare në Kosovë kanë pasur qasje në internet nga shtëpitë, nga çfarëdo pajisjeje, prej 96.1%, ndërsa 2.1% e ekonomive familjare janë deklaruar se nuk kanë pasur qasje në internet nga asnjë lloj pajisjeje.

Sipas ASK, qasja në internet kryesisht ka qenë nga telefoni celular, pasuar nga kompjuteri desktop, laptop, tablet etj.

Yllka Ramadani

Projekti “Forcimi i Mediave të Pavarura dhe Promovimi i Sigurisë së Gazetarëve në Kosovë” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë dhe Albany Associates.

Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM