Build Skills with our trainings

Sign up now!

Qeveria merr tri vendime, pritet të dërgohen në Kuvendin e Kosovës

Shk 24, 2022

Qeveria e Republikës së Kosovës, sot ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën ka marrë tre vendime.

Së pari, është plotësuar Programi Legjislativ i Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2022 duke shtuar Projektligjin për Anti Doping. Vendimi do të dërgohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Pastaj, me vendim të ri janë shfuqizuar pikat  2.2 dhe 2.3 të Vendimit të Qeverisë Nr.02/39 të datës 03.06.2020 me të cilin obligoheshin Ndërmarrjet Publike Qendrore të krijojnë një sistem të mirëfilltë dhe të njësuar të menaxhimit të kontratave komerciale.

Pikat e shfuqizuara parashihnin që asnjë Ndërmarrje Publike Qendrore nuk mund të lidhte kontratë komerciale pa pëlqimin e ministrit përgjegjës nëse kontrata përmban klauzolë për zbatimin e së drejtës së huaj dhe detyrim të Ndërmarrjes Publike Qendrore për të paguar dënim kontraktues ose dëmshpërblim të likuiduar, nëse dënimi ose dëmshpërblimi tejkalon shumën prej 5.000,00 € (pesë mije euro).

Në kohën kur Qeveria e mëparshme kishte marrë këtë vendim, Ndërmarrjet Publike ndodheshin në rrezik të vazhdueshëm të krizave financiare si pasojë e humbjes së rasteve nëpër gjykata për shkak të nënshkrimit të kontratave të pafavorshme komerciale nga ana e menaxhmentit të tyre.

Me përmirësimin e qeverisjes korporative në Ndërmarrjet Publike dhe përparimit në drejtim të emërimit të bordeve të rregullta dhe menaxhmentit të tyre, konsiderojmë që mekanizmat e kontrollit të vendosura në këto pika tanimë janë të panevojshme.

Dhe në fund është miratuar edhe nisma për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe  Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar për Programin për “Financat Publike të Kosovës dhe Rritja Ekonomike”. Në negocimin e kësaj marrëveshjeje, Republika e Kosovës do të përfaqësohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM