Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Wieland: Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizim vizash, BE ta mbajë premtimin ndaj kosovarëve

Shk 25, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian Rainer Wieland.

Sipas saj, e ardhmja e sigurt e rajonit është e mundshme me anëtarësimin e Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO.

Në takim është biseduar edhe për situatën aktuale të krijuar pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është në anën e Ukrainës dhe popullit të saj, duke konsideruar të drejtën e patjetërsueshme të saj për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e vet territorial.

Gjatë takimit, presidentja Osmani ka përsëritur se Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim vizash, ndaj në këtë kontekst ka kërkuar që BE-ja ta mbajë premtimin ndaj kosovarëve, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM