Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim një grup gazetarësh nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Presheva.
Në takim më gazetarët, u diskutua gjendja aktuale në sferën e medias dhe u tha se mbrojtja e të vërtetës në kohën ku e gjitha bota për përballet me lajmet e rreme është sfida kryesore e gazetarisë profesionale.
Osmani, ndërkaq theksoi se mediat janë aleate në prezantimin e të vërtetës për Kosovën kudo në botë. Në kontekst me zhvillimet politike pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e mediave kundër përpjekjeve të Rusisë dhe aleatëve të saj për ndërtimin e paraleles ndërmjet Kosovës dhe rastit të Ukrainës.
Presidentja Osmani ka vlerësuar punën e gazetarëve dhe ka potencuar se puna e tyre është e pazëvendësueshme për plasimin e të vërtetës, e cila çdo ditë e më tepër po sfidohet nga lajmet e rrejshme, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.