Build Skills with our trainings

Sign up now!

Rama dhe Wigemark nënshkruajnë marrëveshje, donacion për sektorin e  Mirëqenies Sociale

Shk 25, 2022

Komuna e Prishtinës, organizoi ceremoninë e pranimit të donacionit nga EULEX  për sektorin e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës.

Ceremonia e pranimit të donacionit u mbajt sot tek objekti i Komunës së Vjetër, ku i pranishëm ishin Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe Shefi i Misionit të EULEX, Lars-Gunnar Wigemark bashkë me ekipin e tij.

Rama dhe  shefi i Misionit të EULEX, Lars-Gunnar Wigemark nënshkruan marrëveshje për donacion.

Kryetari Rama, shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e tij për donacionin e dy veturave për sektorin e  Mirëqenies Sociale, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Komuna e Prishtinës ka pranuar nga EULEX.

Nga kjo marrëveshje, Drejtoria e Mirëqenies Sociale e Komunës së Prishtinës dhe dy shkolla, ShFMU “Shkëndija” dhe Shkolla Speciale “Qendra Burimore – Përparimi” kanë pranuar pajisje të teknologjisë informative dhe tri automjete.

Të gjithë angazhohemi për një të ardhme më të mirë për vendin tonë, ndaj mirëpresim bashkëpunimin e vazhdueshëm me EULEX-in për të garantuar transparencën e vizibilitetin në procese, sundimin e ligjit të barabartë për të gjithë dhe shtimin e mundësive për avancimin e qytetarëve.

Përveç kësaj, Rama dhe Wigemark u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në mes të këtyre dy institucioneve drejt adresimit të nevojave për barazi, mbështetje në sundim të ligjit, infrastrukturë, arsim, shëndetësi, sport e kulturë deri në arritjen e transformimit të qytetit në të mirë të qytetarëve të Prishtinës, thuhet në komunikatën për media e Komunës së Prishtinës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM