Në klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme në trajtim mjekësor janë 67 pacientë, prej tyre, 59 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 8 të tjerë të negativizuar.
Me oksigjeno-terapi 48 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 8 pacientë, 6 në Klinikë Infektive dhe 2 në spitalet e përgjithshme.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 29 pacientë
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 6 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 6 pacientë
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Gjilanit, 8 pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 6 pacientë, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.