Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca nderon të rënët e Likoshanit dhe Çirezit

Shk 28, 2022

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit, Ilir Kërçeli, bëri homazhe në fshatrat Likoshan dhe Çirez, për të nderuar 24 martirët e vrarë në këto dy fshatra, 24 vjet më parë.

Me këtë rast kryetari Konjufca tha se 28 shkurti i vitit 1998 shënon edhe datën kur filloi gjenocidi në Kosovë.

“Pra kjo është dita kur fillojnë masakrat gjithandej në vendin tonë prej ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë, të gjitha të urdhëruara, të komanduara e të vendosura në sistemin shtetëror serb, të udhëhequr nga hierarkia shtetërore institucionale e shtetit serb”, tha kryetari Konjufca.

Duke pasur parasysh këto, kryetari i Kuvendit theksoi se Serbia si shtet është përgjegjëse për të gjitha ato masakra që ka kryer mbi popullatën e pafajshme civile të Kosovës.

”Kjo ditë e shënuar dhe shumë të tjera si kjo, na kujtojnë gjithmonë çmimin e lartë që populli ynë e pagoi për lirinë dhe pavarësinë e Republikës. E po ashtu edhe obligimin tonë institucional që të sjellim drejtësi për të gjitha viktimat e gjenocidit serb”, tha kryetari Konjufca.​

Kryetari Konjufca tha se institucionet do t’i kujtojnë dhe nderojnë gjithmonë martirët dhe dëshmorët e Kosovës që ranë për lirinë e vendit, thuhet në kmomunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM