Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a., qëllimin kryesor e ka ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit. Për të përmbushur këtë mision me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë të pijshëm dhe cilësor, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal në të gjitha fushat. KRU”Prishtina” sh.a. ka filluar intensivisht të nënshkruajë kontrata për shërbime me konsumatorët që janë të kyçur në sistemin e rrjetit të ujësjellësit.
Me Kontratë të shërbimeve të ujit rregullohen marrëdhëniet juridike, gjegjësisht të drejtat dhe obligimet, përfshirë edhe të drejtën për kompensim midis palëve kontraktuese, për ofrimin e shërbimeve të ujësjellësit dhe ujërave të ndotura.
Kontrata përmbanë: Të drejtat dhe obligimet e palëve për shërbimet e ofruara, të drejtat dhe obligimet e konsumatorit, faturimi për shërbime të ofruara, ankesat / kërkesat dhe shqetësimet e konsumatorit e shumëçka tjetër të bazuara në dispozitat ligjore, të cilat do u kumtohen direkt konsumatorit para nënshkrimit obligativ të kontratës për shërbime.
Të dashur konsumatorë,
Ju lutemi, mos hezitoni nënshkrimin e kontratës për shërbime me KRU” Prishtina ” sh.a. sepse mosnënshkrimi i kontratës, rezulton në pengesën e detyrimeve të dyanshme, thuhet në komunikatën për media e KRU Prishina.