Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nagavci: Plotësimi i zbrazëtirave që janë krijuar nga zhvillimi i mësimit online mbetet sfidë

Shk 28, 2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci në takimin informues që mbajti sot me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit foli për organizimin e testeve kombëtare dhe ndërkombëtare, realizimin e Grantit specifik për praktikën profesionale për nxënësit e IAAP-ve, alokimin e buxhetit për mësimdhënësit me probleme shëndetësore, përmirësimin e infrastrukturës ligjore sa i përket edukimit të hershëm dhe arsimit parauniversitar dhe çështje të tjera të rëndësishme të cilat paraqesin sfidë në realizimin e plotë të politikave arsimore.

Ministrja Nagavci fillimisht uroi drejtorët e zgjedhur nëpër komuna dhe i ftoi ata që të shtrojnë për diskutim çështjet me interes dhe në këtë mënyrë të jenë kontribues të rëndësishëm në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në arsim.

Nagavci tha se, do të mundohemi që takimet e rregullta me DKA-të të jenë sa më konstruktive dhe të ndihmojnë në përmirësimin e përformancës dhe rezultateve, ndërkaq falenderoi DKA-të, mësimdhënësit, stafin menaxherial të shkollave dhe prindërit për bashkëpunimin në këtë situatë pandemie.

Ndër te tjera, ministrja Nagavci theksoi se një ndër sfidat që duhet të tejkalohet në këtë kohë mbetet plotësimi i zbrazëtirave që janë krijuar nga zhvillimi i mësimit online.

Duke folur për organizmin e testeve kombëtare, ministrja Nagavci tha se duhet të sigurohemi që të paraqitemi sa më suksesshëm në Testin PISA, ndërsa ftoi drejtorët e DKA-ve që të jenë sa më bashkëpunues edhe në organizimin sa më të suksesshsëm të Testit të Maturës dhe Testit të Arritshmërisë.

Ministrja Navagci ka folur edhe për finalizimin e Ligjit për Edukimin e Hershëm, Ligjit për Tekstet Shkollore, finalizimin e PSAK-ut dhe një varg dokumentesh të reja, për të cilat edhe kërkoi nga pjesëmarrësit në takim që të japin kontributin e tyre.

Sa i përket Grantit specifik për vitin 2022, ministrja Nagavci bëri të ditur se janë alokuar 1 milion e 700 mijë euro për mësimdhënësit me probleme shëndetësore dhe se nevojitet ende kohë në zgjidhjen e këtij problemi, ndërsa shtoi se, vitin e ardhshëm do të fillojmë me rrjetin e organizmit të shkollave sa i përket pabarazisë në mes të numrit të nxënësve dhe mësimdhënësve në komuna.

Ministrja Nagavci foli edhe për vështirësitë të cilat po hasen sa i përket zbatimit të Kontratës Kolektive, rëndësinë e dixhitalizimit në sistemin arsimor dhe zbatimin e mësimit dual në shkolla sipas sistemit gjerman.

Për detaje rreth organizmit të testeve kombëtare dhe ndërkombëtare foli udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim dhe Standarde, Fatmir Elezi, i cili tha se Divizioni ka një bashkëpunim të mirë në Drejtoritë Komunale të Asimit dhe kërkoi që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në vlerësimet të cilat janë në proces të organizimit për këtë vit, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM