Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në vizitën e saj në Turqi sot nga Universiteti prestigjioz i Ankarasë, ka pranuar çmimin Doctor Honoris Causa.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se ky çmim është respekt ndaj marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Turqisë.
Nder i dyfishtë ta pranoj çmimin Doctor Honoris Causa nga Universiteti prestigjioz i Ankarasë, e posaçërisht nga Fakulteti Juridik.
Ky çmim është respekt ndaj marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Turqisë, por edhe për popujt, stafin akademik dhe studentët tanë!