Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se përmbyllja e muajit shkurt 2022 ka prodhuar rezulltate në rritjen e të hyrave.
Dogana ka arritur që në dy muajt e parë të vitit 2022 të grumbullojë16.5 % më shumë të hyra.
Gjatë vitit 2021 dogana për dy muajt e parë kishte grumbulluar 159 milionë euro derisa përmbyllja e muajit shkurt të këtij viti ka sjellur 185.3 milionë pra kemi mbi 26 milionë euro më shumë se vitin e kaluar.
Trendi pozitiv që dogana kishte gjatë vitit 2021 ka vazhduar edhe gjatë vitit 2022, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.