Build Skills with our trainings

Sign up now!

MD: Lansohet raporti vlerësues krahasimor të të dhënave për funksionimin e sistemit të drejtësisë, 2014-2020

Mar 1, 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mori pjesë në këtë ngjarje me rëndësi tejet të veçantë, me ç’rast u bë lansimi i raportit vlerësues krahasimor të të dhënave për funksionimin e drejtësisë gjatë periudhës 2014-2022.

Duke vlerësuar lartë përpilimin e këtij raporti, ministrja Haxhiu u shpreh se e konsideron metodën e analizës së të dhënave si shumë të rëndësishme për identifikimin e problemeve në sistemin e drejtësisë, dhe mbi këto të gjetura do të hartohen edhe politika të ndryshme në Ministrinë e Drejtësisë.

“Kjo metodologji përdoret nga të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës dhe ka për qëllim të analizojë funksionimin e sistemeve gjyqësore dhe të orientojë politikat publike të drejtësisë dhe të arrihen njohuri më të mira të kornizave kohore gjyqësore, si dhe të optimizojë menaxhimin e kohës gjyqësore. Kjo dëshmon përkushtimin e Kosovës për të arritur standardet dhe praktikat ndërkombëtare që do ta lehtësojnë edhe më tej integrimin evropian të shtetit tonë”, potencoi ministrja Haxhiu.

Ky raport është hartuar nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me institucionet relevante të drejtësisë: Këshillin Gjyqësor, Këshillin Prokurorial, Odën e Avokatëve dhe Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas përmes projektit të mbështetur nga Këshilli i Evropës bazuar në metodologjinë e Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ) për vlerësimin e sistemeve gjyqësore.

Ministrja Haxhiu theksoi para të pranishmëve se kjo analizë e të dhënave sipas metodologjisë së CEPEJ është përdorur si indikator thelbësor edhe në Strategjinë e Sundimit të Ligjit 2021-2025 hartuar nga Ministria e Drejtësisë dhe po përdoret edhe në Strategjinë për Zhvillim 2030 e cila është në proces e sipër nga Zyra e Kryeministrit, thuhet në komunikatën për media e MD-së

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM