Build Skills with our trainings

Sign up now!

Murati- Vickers: Rikonfirmohet avancimi i partneritetit ekonomik mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës

Mar 1, 2022

Gjatë qëndrimit në Londër për Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ministri i Financave, Punës dhe Trnsfereve, Hekuran Murati u takua me Martin Vickers, i Dërguar i Posaçëm për tregtinë në Ballkanin Perëndimor, njëherit edhe kryetar i Grupit Gjithëpërfshirës Parlamentar për Kosovën në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.

Përgjatë takimit, Murati e informoi Vickers për performancën e mirë ekonomike të Kosovës gjatë vitit të kaluar, duke vënë theksin në rritjen ekonomike. Kjo, siç u shpreh Ministri, vie kryesisht si rezultat i rritjes së eksporteve të mallrave dhe shërbimeve, pranisë së theksuar të diasporës në vend, si dhe luftës së vazhdueshme kundër informalitetit.

Gjithashtu Muratie njoftoi Vickers edhe lidhur me mundësitë që ofron Kosova për investitorë të huaj, siç janë fuqia e re punëtore, normat e ulëta tatimore, si dhe sektori bankar i avancuar. Më tej, u diskutua edhe procesi i themelimit te Gjykatës Komerciale, e cila synon në mënyrë specifike përmirësimin e klimës së investimeve duke ulur barrën administrative për kontestet komerciale.  Me këtë rast, përmes Vickers, ministri Murati ftoi kompanitë britaneze të shqyrtojnë mundësitë për investime dhe vendosje të kapaciteteve të tyre prodhuese në Kosovë.

Ministri Murati falënderoi Vickers për kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës, ndërsa Vickers, nga ana e tij, rikonfirmoi avancimin e partneritetit ekonomik mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, duke theksuar nevojën për të promovuar Kosovën si adresën e duhur për investimet britanike.

Së fundmi, të dy palët ishin të një qëndrimi që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi në mes të dy palëve partnere në fushën e investimeve të huaja direkte dhe shkëmbimeve tregtare, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM