Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Şentop: Turqia të jetë zë i Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ta shtyjë përpara procesin e anëtarësimit

Mar 1, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Ankara është pritur nga kryetari i Parlamentit të Turqisë, Mustafa Şentop.

Pjesë e delegacionit të presidentes Osmani në takim me kryetarin Şentop ishte edhe zëvendëskryeministrja Gërvalla, Komandanti i FSK-së Bashkim Jashari dhe kryetari i grupit të Miqësisë të Kuvendit të Kosovës për Kosovë-Turqi, Enis Kervan.

Në këtë takim, marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve u vlerësuan të mira dhe me avancim të vazhdueshëm. Sipas presidentes Osmani, këto marrëdhënie janë shumëdimensionale dhe forcohen nga bashkëpunimi me Turqinë në shumë sfera, duke e llogaritur këtë vend si një partner në shumë procese. Ajo vlerësoi lart rolin që Turqia ka luajtur në procesin e çlirimit, pavarësimit dhe shtetndërtimit në Kosovë. Presidentja Osmani ka kërkuar që në kuadër të diplomacisë parlamentare, Turqia të jetë zë i Kosovës në organizatat ndërkombëtare në të cilat ky shtet është i përfaqësuar dhe ta shtyjë përpara procesin e anëtarësimit të Kosovës në këto organizata.

“Përshpejtimi i anëtarësimit tonë në NATO është i nevojshëm për të garantuar paqen dhe stabilitetin, jo vetëm në Kosovë, por në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor’’, është shprehur presidentja Osmani, duke potencuar se edhe diplomacia parlamentare mund të shtyjë përpara anëtarësimin e Kosovës në organizata, si NATO dhe Këshill të Evropës.

Ndërkaq për procesin e dialogut me Serbinë, presidentja Osmani ka theksuar se dialogu duhet të përqendrohet në njohjen reciproke dhe se Serbia deri tani ka dëshmuar është bllokuese në këtë process, duke mos implementuar një sërë marrëveshjesh të nënshkruara, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM