Build Skills with our trainings

Sign up now!

KESCO: Vetëm 7 për qind e konsumatorëve u prekën nga tarifat e reja për muajin shkurt

Mar 2, 2022

Rreth 93 për qind e konsumatorëve në bazë të analizave që ka bërë KESCO për faturat e shkurtit, kanë paguar vetëm me tarifat e vjetra. Pra, nuk janë afektuar fare me tarifat e reja të energjisë elektrike.

Kjo ka ndodhur pasi KESCO me miratim të ZRRE-së, në faturat e muajit shkurt, më datën 9 shkurt njehsimin e ka filluar nga 0kWh dhe kjo ka bërë që 93% e konsumatorëve të mos preken nga çmimet e reja, sepse konsumatorët nuk e kanë tejkaluar 800kWh, që është njehsuar me tarifat e vjetra, të para datës 9 shkurt.

Por, tashmë ka filluar periudha kur janë në fuqi tarifat e reja, me çmime të reja. Dihet që tashmë, për të gjithë konsumatorët e amvisërisë bllok-tarifa fillon nga shpenzimi mbi 800kWh. Në këto rrethana, lusim konsumatorët të kenë kujdes maksimal në kontrollimin e shpenzimit, pasi për shpenzimet mbi këtë sasi tarifat janë dukshëm më të larta.

Lidhur me aplikimin e tarifave të reja dhe për t’i ndihmuar konsumatorët që të mos e kalojnë pragun e bllok-tarifës, KESCO do të zhvillojë edhe një fushatë ndërgjegjësimi që nis këtë muaj.

Çmimet e energjisë elektrike janë rritur ndjeshëm si pasojë e rritjes së tyre në berzat ndërkombëtare, ku në fund të vitit u shënua deri në dhjetëfishin e tyre, krahasuar me periudhën e njëjtë të viteve paraprake. Nga këto nuk mundi të shpëtojë as Kosova, pasi është vend importues, ku një sasi e konsiderueshme e energjisë elektrike duhet të sigurohet nga importi gjatë periudhës së dimrit, kur edhe kërkesa në Evropë është më e larta dhe rrjedhimisht edhe çmimi.

Përdorimi i energjisë elektrike në mënyrë efiçiente dhe i formave alternative të ngrohjes, ul varësinë nga importi dhe rrjedhimisht edhe ndikimin e çmimeve globale të saj te ne, thuhet në faqen zyrtare të KESCO-s.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM