Në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme 44 pacientë po trajtohen nga Covid-19, 30 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 14 të tjerë të negativizuar.
Me oksigjeno-terapi janë 30 pacientë. Në Mjekim Intensiv po trajtojhen 5 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 21 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 2 pacientë
Spitali i Gjilanit, 8 pacientë
Spitali i Pejës, 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 3 pacientë
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.