Policia në Mitrovicën e Jugut, kanë ndaluar një automjet me targa të Republikës së Serbisë, në targat e të cilit nuk ishin të vendosur ‘’stickers’’ mbi simbolet shtetërore, të paraparë sipas marrëveshjes ndër-shetërore për targat e automjeteve.
Ndaj drejtuesit të automjetit është shqiptuar gjoba prej 60 euro, sipas nenit 59 (2), të Ligjit për automjetet në Republikën e Kosovës, e gjithashtu është urdhëruar drejtuesi i automjetit që ti vendos ‘’stickers’’në targat e automjetit, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.