Policia Kufitare nga Stacioni i Zubin Potokut kanë intensifikuar patrullimet dhe aktivitetet patrulluese e hetimore me qëllim parandalimin e dukurive të kundërligjshme në kufi.
Në fshatin Bube, komuna e Zubin Potokut, më datën 3 mars në orën 20:15 patrulla policore në rrugë ka vërejtur të vendosura disa pengesa me drurë të cilat ishin vendosur në rrugë me qëllim për të penguar qarkullimin e automjeteve.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësi të tjera patrulluese kufitare dhe kanë larguar pengesat (drunjtë) për të liruar për qarkullim rrugën dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë në këtë lokacion.
Policia e Kosovës është duke kryer hetime lidhur me rastin përderisa është e përkushtuar drejt realizimit të objektivave strategjike për të parandaluar aktivitetet kriminale, kontrabandën dhe krimin transkufitar.
Të gjitha veprimet policore ndërmerren në bashkërendim me autoritetet kompetente vendore, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.