Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca: Sakrifica u kthye në Epope dhe i gjithë populli u bë UÇK 

Mar 6, 2022

Në kuadër të shënimit të 24-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rënies heroike të Komandantit legjendar Adem Jashari e të familjes Jashari, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Pas homahzeve, kryetari Konjufca tha se sakrifica e Komandantit legjendar Adem Jashari dhe e familjes Jashari ishte një moment kur ajo kthehet në epope edhe kur i gjithë kombi shqiptar mobilizohet dhe bëhet UÇK.

Kreu i Kuvendit tha se ky moment jo vetëm që e ktheu të gjithë kombin në një ushtri dhe të gatshëm për ta dhënë jetën, por faktikisht e shkundi të gjithë botën, duke e aktivizuar faktorin ndërkombëtar që të besonte në kauzën tonë të drejtë.

“Nga ky kuptim mendoj që sakrifica e Jasharajve është momenti më i rëndësishëm brenda përpjekjes çlirimtare të popullit të Kosovës për lirinë tonë. Lavdi e përjetshme Jasharajve! Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!”, tha kryetari Konjufca.

Pas homazheve, të tre liderët e vendit dhe delegacioni që i shoqëronte, vizituan familjen Jashari, ku u pritën nga Rifat Jashari, vëlla i Komandantit legjendar Adem Jashari dhe anëtarë të tjerë të kësaj familjeje.

Duke i falënderuar për vizitën, Rifat Jashari tha se të gjithë kanë dhënë për çlirimin e Kosovës, ndërsa tani të gjithë duhet punuar së bashku për zhvillimin e vendit, që për lirinë e tij, askush nuk kurseu asgjë, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM