Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim drejtoren e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg.
Duke biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Institutit Demokratik Kombëtar, u theksua rëndësia e zhvillimit të mëtutjeshëm të demokracisë, me rritje të pjesëmarrjes së grave, rinisë, si dhe grupeve të margjinalizuara të shoqërisë.
Kryeministri Kurti potencoi se krijimi i mundësive të barabarta është objektiv i Qeverisë, që të rritet përfshirja dhe pjesëmarrja aktive e grave, por edhe që gratë dhe vajzat të përfitojnë në mënyrë të barabartë nga zhvillimi.
U bisedua për bashkëpunimin e mëtejmë në përkrahjen e institucioneve dhe afrimin me qytetarët, nëpërmjet pjesëmarrjes së qytetarëve, transparencës dhe llogaridhënies, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.