Pas ngritjes së çmimeve dhe shqetësimeve të qytetarëve Dogana e Kosovës ka analizuar sektorin e importit të vajrave ushqimore dhe si në vijim njofton publikun lidhur me analizat e çmimeve të importit.
Gjatë vitit 2021 në total janë importuar vaj luledielli I përpunuar rreth 17.7 milionë litra vaj derisa janë importuar edhe 5 milionë litra vaj luledielli i papërpunuar. Vajrat uqshimore në import kanë variuar në çmim gjatë vitit 2021 duke filluar 1.11 euro/cent në janar të 2021 e ka shënuar rritje ne 1.44 euro/cent në dhjetor të vitit 2021, derisa taksat që paguan një litër vaj në import është TVSH-ja e reduktuar 8%.
Derisa vajrat e papërpunuara nuk paguajnë asnjë taksë pasi konsiderohen lëndë e parë për prodhim.
Derisa në vitin 2022 (periudha janar -shkurt dhe një pjesë e marsit) në Kosovë janë importuar 3.3 milion litra vaj luledielli i përpunuar dhe 1.4 milion litra vaj luledielli i papërpunuar. Vajrat uqshimore në import kanë variuar në çmim gjatë vitit këtyre dy muajve nga 1.22 euro/cent deri në 1.45 euro/cent, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.