Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca: Kosova dhe Shqipëria të veprojnë si një trup i vetëm

Mar 11, 2022

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga deputeti Adnan Rrustemi dhe këshilltarët, priti sot në takim anëtarët e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të prirë nga Klotilda Bushka, kryetare, me ç’rast diskutuan për shkëmbimin e përvojave parlamentare, intensifikimin e bashkëpunimit, strategjinë e përbashkët politike, ekonomike dhe të sigurisë.

Duke iu dëshiruar mirëseardhje, kryetari Konjufca u shpreh i nderuar që pret në Kuvendin e Republikës së Kosovës deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ne dëshirojmë që shtetet tona të veprojnë si një trup i vetëm, sepse interesat tona esenciale janë të përbashkëta, tha ai.

Kryetari Konjufca theksoi se ka një hapësirë të konsiderueshme për ta thelluar në shumë fusha bashkëpunimin, bashkërendimin dhe bashkëveprimin, duke nënvizuar njëherësh domosdoshmërinë e takimeve të rregullta të komisioneve parlamentare në mënyrë që, siç tha, të hartojnë projekte të përbashkëta në interes të qytetarëve dhe shteteve tona.

Klotilda Bushka, kryetare e këtij komisioni, premtoi se Kosova, ashtu si deri më tani, do ta ketë mbështetjen e deputetëve dhe shtetit shqiptar në të gjitha organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtar. Ajo po ashtu e njoftoi kryetarin Konjufca për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes të dyja komisioneve parlamentare, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM