Build Skills with our trainings

Sign up now!

Arrestohet i kërkuari në rastin e konfiskimit të mbi 90 kg marihuanë

Mar 12, 2022

Policia e Kosovës, pas hetimeve paraprake nga hetuesit e antidrogës, kishte arritur të gjejë dhe konfiskojë 34 paketime me mbi 90 kg substancë narkotike që dyshohej të ishte marihuanë. Lidhur me këtë rast policia kishte arritur të arrestojë një të dyshuar, kurse një tjetër (M.Q.), kishte arritur të arratisej.

Hetimet lidhur me këtë rast kanë qenë duke vazhduar për afro një muaj. hetuesit policorë nga Drejtorisë për Hetim e Trafikimit me Narkotikë-Prizren, kanë realizuar një operacion policorë ku janë kontrolluar dy lokacione. Policia ka arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarit: M.Q., (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar) dhe A.Sh., (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar). Tek i dyshuari A.Sh., policia dje ka arritur të gjejë edhe rreth 395 gr substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin.

Rreth arrestimit të të dyshuarve është njoftuar Prokuroria Themelore për Krime të Rënda-Prizren. Pas intervistimit të të dyshuarve, ndaj tyre është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe anologe’ dhe me aktvendim nga prokurori, ata janë ndalur në mbajtje deri në 48 orë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM