Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar sulmin me minahedhës në Tregun e Mitrovicës 23-vjet më parë.
Presidentja Osmani ka thënë se në këtë përvjetor, nderojmë kujtimin për të vrarët dhe riafirmojmë nevojën për drejtësi, thuhet në faqen zyrtare të Presidentes së Kosovës.
Sulmi me minahedhës në Tregun e Mitrovicës 23-vjet më parë, shpërfaqë barbarinë e regjimit gjenocidal serb, i cili ia mori jetën gjashtë qytetarëve dhe la të plagosur 128 të tjerë.
Në këtë përvjetor, nderojmë kujtimin për të vrarët dhe riafirmojmë nevojën për drejtësi. Respekti më i madh ndaj atyre që u vranë dhe atyre që jetojnë më traumat nga ky akt është vendosja e drejtësisë.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të vrarët në Tregun e Mitrovicës!