Build Skills with our trainings

Sign up now!

ShSKUK: Pesë spitale nuk kanë pacientë me COVID-19

Mar 13, 2022

Në pesë spitale të përgjithshme në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës nuk ka të shtrirë asnjë pacintë për trajtim spitalor nga Covid-19.

Spitali i Prizrenit, Mitrovicës, Gjakovës, Ferizajt dhe Vushtrrisë në raportet e datës 13 mars 2022 kanë raportuar se nuk kanë pacientë me Covid-19. Ndërkaq, në Spitalin e Gjilanit dhe atë Pejës janë vetëm 3 pacientë me Covid-19.

Në Klinikën Infektive në trajtim janë 11 pacientë, prej tyre, 4 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë.

Me oksigjeno-terapi në tërë ShSKUK-në, po trajtohen 11 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 3 pacientë.

 

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 11 pacientë

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë

Spitali i Pejës, 1 pacient

Spitali i Gjilanit, 2 pacientë, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM