Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kuvendi miratoi projektligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe dhuratave

Mar 16, 2022

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot me 64 vota miratoi Projektligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave.

Ky projekt ligj parasheh disa risi që vijnë si përgjigje ndaj nevojave bashkëkohore për të targetuar çështjet e pasurisë së zyrtarëve publikë.

Projektligji ndër të tjera mundëson deklarimin e pasurisë online me qëllim që të evitohet çdo gabim potencial, të kontribuojë në ngritje të transparencës dhe do të mundësojë përcjelljen e trendëve të pasurisë së zyrtarëve publikë.

Të dhënat e regjistruara në këtë data-bazë do të jenë lehtësisht të transferueshme edhe në regjistrat e institucioneve tjera ligj-zbatuese për qëllime të hetimit penal apo administrativ.

Në anën tjetër është bërë një kategorizim i ri i zyrtarëve publikë që do të deklarojnë pasurinë që përfshinë zyrtarët e lartë dhe zyrtarët publikë si dhe kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë.

Projekt ligji i ri është punuar në bashkëpunim të ngushte me të gjitha institucionet relevante si dhe me institucionet ndërkombëtare, si, Zyrën e UNDP në Kosove, Zyrën e BE në Kosovë, Ambasadën e SHBA-se, Këshillin e Evropës dhe organizatat jo-qeveritare, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM