Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bislimi- Yamanaka: Marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Japoni të thellohen në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror

Mar 17, 2022

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.

Zëvendëskryeministri Bislimi e uroi Yamanaka, për fillimin e detyrës së tij si i Ngarkuar i Ambasadës së Japonisë në Kosovë. Yamanaka theksoi se marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Japoni duhet të thellohen në të gjitha fushat dhe do të ketë angazhim në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

Në emër të Qeverisë dhe të popullit të Kosovës, zëvendëskryeministri Bislimi u informua në situatën e krijuar në Japoni nga tërmeti i ditës së djeshme dhe shprehu solidaritetin për të gjithë të prekurit nga tërmeti.

Më tej, u bisedua mbi menaxhimin e situatës së pandemisë ku Bislimi foli për uljen e ndjeshme të numrit të rasteve aktive të infektuara nga virusi Covid-19 si dhe ecurinë pozitive të vaksinimit në vend.

Mbi politikën e jashtme dhe çështjet e sigurisë rajonale, u bisedua rreth dialogut Kosovë-Serbi, ku Yamanaka shprehu vlerësimin nga ana e Japonisë për përpjekjet e Kosovës në arritjen e një zgjidhjeje në këtë proces.

Zëvendëskryeministri Bislimi ritheksoi që Qeveria e Republikës së Kosovës është e interesuar të vazhdojë angazhimin në një dialog të drejtë dhe me parime të barabarta, me qëllim të arritjes së objektivave që duhet të definohen qartazi nga të dy palët nën ndërmjetësimin e BE-së., thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM