Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti priti në takim përshëndetës shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, ambasadoren Aliferi

Mar 17, 2022

Në takimin mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe shefes së Zyrës Ndërlidhëse Greke, ambasadores Chryssoula Aliferi, u diskutua për raportet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë dhe vullnetin e të dyja palëve për thellimin e tyre.

Në takim u diskutua edhe për situatën në rajon dhe dialogun me Serbinë, nën hijen e agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë, i cili paraqet rrezik edhe për rajonin tonë, duke pasur parasysh ndikimin malinj të Federatës Ruse nëpërmjet partneritetit të tyre me Serbinë.

Aliferi shprehu vlerësimin e palës greke për rreshtimin e menjëhershëm të Republikës së Kosovës me vendet e tjera demokratike, në mbështetje të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe për gatishmërinë për të ndihmuar refugjatët ukrainas.

Kryeministri Kurti falënderoi ambasadoren Aliferi për angazhimin e saj për përparimin e raporteve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë, përgjatë mandatit të saj si shefe e Zyrës Ndërlidhëse dhe i uroi sukses në detyrat e radhës, thuhet ë komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM