Build Skills with our trainings

Sign up now!

Latifi- Alshamsi: Emiratet e Bashkuara të gatshme për bashkëpunim në përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë

Mar 17, 2022

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Dr. Rifat Latifi është takuar sot me ambasadoren e Emirateve të Bashkuara (me seli në Podgoricë), Nabila Abdelaziz Nasir Saeed Alshamsi, me të cilën biseduan për bashkëpunimin mes dy shteteve në fushën e shëndetësisë.

Ministri Latifi falënderoi Emiratet e Bashkuara dhe personalisht Ambasadoren Alashamsi për kontributin e vazhdueshëm në fushën e shëndetësisë në Kosovë, me theks të veçantë në ndërtimin e spitalit të fëmijëve në Prishtinë, duke shtuar se fillimi i punës në këtë spital do bëhet në fund të këtij muaji.

Në këtë takim ministri Latifi përmendi se prioritet për të dhe Ministrinë e Shëndetësisë është edhe krijimi i Qendrës së Traumës dhe qendrave tjera të ekselencës (sikurse është ai për transplantimin e veshkës), duke shpresuar kështu në bashkëpunim të vazhdueshëm edhe me Emiratet e Bashkuara si në krijimin e infrastrukturës së nevojshme ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale për këto qendra.

Ambasadorja e Emirateve të Bashkuara, Alshamsi premtoi se Emiratet e Bashkuara do të jenë gjithmonë të gatshme për bashkëpunim në shumë projekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe shkëmbimin e përvojave mes mjekëve të dyjave vendeve.

Ajo ftoi ministrin Latifi për vizitë në Emiratet e Bashkuara, ku me homologun e tij do t’i shpalosin projektet e përbashkëta. Po ashtu, ambasadorja Alshamsi theksoi se do të jetë mbështetëse e fuqishme në vazhdimësi e të gjitha ideve dhe projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM