Build Skills with our trainings

Sign up now!

Latifi: Kosovës i duhet funksionalizimi i Qendrës së Traumës dhe Emergjencave

Mar 19, 2022

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Dr. Rifat Latifi, mori pjesë sot në seminarin e organizuar nga Shoqata e Ortopedëve të Kosovës, ku temë diskutimi ishte “Evaluimi dhe studimi i rasteve të rralla në Ortopedi”.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve  në këtë seminar,  Ministri Latifi, theks të veçantë i dha shtatë shtyllave që kanë të bëjnë me transforminin e sistemit shëndetësor në Republikën e Kosovës.

Po ashtu, Latifi, vëmendje të posaçme i dha edhe funsionalizimit sa më të shpejtë të Qendrës së Traumës, njëherësh zhvillimit të sistemit të traumës dhe emergjencës.

Një çështje e rëndësishme, për të ciën Ministri Latifi diskutoj me të pranishmit në këtë seminar, ishte edhe lista e pritjeve të pacientëve jo vetëm në Klinikën e Ortopedisë, por edhe për listën e pritjeve edhe në spitalet rajonale të Kosovës.

Për këtë çështje, ai tha se ka kërkuar që lista e pritjes të zvoglohet sa më shpejtë.

Latifi tha se është shumë i interesuar dhe është duke punuar fort, që kjo listë e pritjes të zvogëlohet në këtë klinikë dhe në spitalet rajonale dhe pacinetët të marrin shërbimin e duhur, pa pritje.

Në këtë seminar kanë marrë pjesë shumë profesionistë shëndetësor të fushës së ortopedisë, ku u diskutua edhe për problematika të tjera profesionale të fushës së ortopedisë, thuhet në komunikatën për media e MSH-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM