Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti pret në takim një grup fëmijësh të Shoqatës “Down Syndrome Kosova”

Mar 21, 2022

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Sindromën Down, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim drejtoreshën ekzekutive të Shoqatës “Down Syndrome Kosova”, Sabahate Hajdini-Beqiri, së bashku me bashkëpunëtorë, prindër e fëmijë të shoqatës.

Kryeministri e përgëzoi Hajdini-Beqiri dhe bashkëpunëtorët për angazhimin dhe përkushtimin për të ndihmuar këtë kategori të ndjeshme të shoqërisë. Ai ritheksoi zotimin e Qeverisë dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës se nuk do t’i lënë vetëm në përpjekjet për tejkalimin e paragjykimeve dhe ofrimin e ndihmës e trajtimit dinjitoz për fëmijët e prekur nga Sindroma Down.

Hajdini-Beqiri e njoftoi kryeministrin për aktivitetet dhe vështirësitë që i ka shoqata në ofrimin e shërbimeve për fëmijët me Sindromën Down. Ajo tha se shoqata ka të regjistruar mbi 980 persona dhe ka qendrat në Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë, Prizren. Në këto qendra marrin shërbime 300 fëmijë. Ajo tha se planifikojnë të hapin edhe qendrat në Pejë, Gjakovë e Gjilan.

Në bashkëpunim me Down Syndrome Albania, Hajdini-Beqiri tha se kanë përpiluar Abetaren që u shërben në nxënie të shkronjave fëmijëve me sindromë.

Ajo u shpreh e brengosur me numrin gjithnjë e në rritje të fëmijëve që po lindin me Sindromën Down, që arrin shifrat 35 deri në 40 në vit, dhe kërkoi bashkëpunim edhe më të ngushtë të institucioneve me shoqatën.

Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili foli për fillimin e zbatimit të masës për punësim të personave me nevoja të veçanta, gjë që u mirëprit nga udhëheqësja e shoqatës.

Qeveria e Republikës së Kosovës e ka shpallur vitin 2022 vit të personave me aftësi të kufizuara dhe ka paraparë veprime dhe aktivitete që synojnë ofrimin dhe përmirësimin e shërbimeve për personat me nevoja të veçanta, siç janë personat me Sindromën Down, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM