Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Zogaj: Me rritjen e numrit të gjyqtarëve në Gjykatën Supreme, asnjë lëndë nuk do të presë më shumë se tre muaj

Mar 21, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pritën në takim kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj.

Në takim u bisedua për ngritjen e efikasitetit, llogaridhënien e sistemit gjyqësor, si dhe rritjen e dinamikës së procedimit të lëndëve në rastet civile.

Zogaj i njoftoi lidhur me strategjinë për trajtimin në afat sa më të shkurtër të rasteve, sidomos ato të natyrës civile.

Po ashtu, ai shtoi se me rritjen e numrit të gjyqtarëve në Gjykatën Supreme, asnjë lëndë nuk do të presë më shumë se tre muaj, ndërsa Gjykata e Apelit do t’i kryejë çdo muaj 1000 lëndë, prej prillit e tutje.

Kryesuesi i KGjK-së falënderoi Qeverinë për miratimin e vendimit për shpronësime për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, të  cilat janë të nevojshme për realizimin e  projekteve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

U diskutua edhe për pezullimin e grevës së punonjësve të sistemit të drejtësisë, me ç’rast u fol për projektligjin për administratën e sistemit të drejtësisë dhe atë të pagave, si edhe për funksionalizimin e Gjykatës Komerciale.

Kryeministri Kurti falënderoi kryesuesin Zogaj për angazhimin e tij dhe ofroi mbështetjen e Qeverisë me qëllim të adresimit të sfidave, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM