Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se një kampione e demokracisë, një themeltare e mbështetjes ndërkombëtare për Kosovën në orën tonë më të vështirë, Madeleine Albright do të mbetet emër i gravuar në historinë tonë përgjithmonë. Emra të tillë janë të rrallë; sonte humbëm një ikonë të lirisë!
Abdixhiku në postimin e tij në Facebook ka ngushëlluar duke thënë, Pusho në paqe Zonja Sekretare.
Një kampione e demokracisë, një themeltare e mbështetjes ndërkombëtare për Kosovën në orën tonë më të vështirë, Madeleine Albright do të mbetet emër i gravuar në historinë tonë përgjithmonë. Emra të tillë janë të rrallë; sonte humbëm një ikonë të lirisë!
Madeleine Albright ka vënë një standard të papërsëritshëm të mbështetjes këmbëngulëse për vendin tonë. Kosova, populli jonë, gjenerata e tashme e shumë të tjera që do vijnë pas, do të kujtojnë e nderojnë Sekretaren Albright për rolin e saj fundamental, në përpjekjen dhe përmbushjen tonë nacionale drejt lirisë, pavarësisë e demokracisë.
Pusho në paqe Zonja Sekretare!
Të faleminderit!