Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi thotë se me pikëllim të madh ka marr lajmin për vdekjen e mikes së madhe të shtetit të Kosovës, ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright.
Krasniqi në postimin e tij në Facebook ka thënë se Zonja Albright ishte një personalitet i papërsëritshëm, simbol i diplomacisë amerikane në botë dhe i humanitetit e i lirisë për shqiptarët, prandaj unë dhe Partia Demokratike e Kosovës bashkëndjejmë me dhembjen e popullit amerikan dhe të familjes së saj.
Me pikëllim të madh mora lajmin për vdekjen e mikes së madhe të shtetit të Kosovës, ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright.
Zonja Albright ishte një personalitet i papërsëritshëm, simbol i diplomacisë amerikane në botë dhe i humanitetit e i lirisë për shqiptarët. Ajo do të mbetet përherë e dashur në zemrën e secilit qytetar të Kosovës, për rolin e saj vendimtar në ndalimin e gjenocidit serb në vendin tonë.
Ajo ishte e lidhur fort nga dashuria për Kosovën dhe këtë më së miri e tregon thënia e saj: “Kosova më bën krenare më së shumti në gjithë karrierën time”.
Kosova është me fat që pati një mbrojtëse e mike të tillë.
Unë dhe Partia Demokratike e Kosovës bashkëndjejmë me dhembjen e popullit amerikan dhe të familjes së saj.
Nderimet më të larta e të përjetshme për jetën dhe veprën e Madeleine Albright.