Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Rohde: “Solar4Kosovo” do të jetë një nga termocentralet më të mëdha diellore në Evropë

Mar 23, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë dhe Hekuran Murati, ministër për Financa, Punë dhe Transfere, pritën në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde dhe përfaqësuesit e Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW): z.Pablo Obrador, udhëheqës i seksionit për energji për Evropën Juglindore dhe Turqi, René Eschemann, shef i zyrës së KfW në Prishtinë, Vera Baumann, shefe e bashkëpunimit për zhvillim në KfW dhe znj. Ganimete Huruglica nga KfW.

Diskutuan për Projektin “Solar4Kosovo’’ që do të jetë një nga termocentralet më të mëdha diellore në Evropë e që do të jetë bashkëdyzim i dy komponentëve: distriktit solar të ngrohjes (Termokos) dhe fuqisë fotovoltaike (KEK).  Me këtë projekt sistemit të ngrohjes së Prishtinës do t’i shtohen rreth 70 MW.

Projekti pritet të kushtojë 64 milionë euro dhe do të financohet nga Republika Federale e Gjermanisë dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ky projekt mes tjerash, përfshinë ndërtimin e kolektorëve diellorë prej përafërsisht 69.000 m2.

Me masat për zgjerimin e rrjetit që synojnë shpërndarjen e nxehtësisë nga sistemi termik diellor, në rrjetin e ngrohjes qendrore do të kyçen deri në 12.000 familje ose 60.000 banorë.

Projekti do të reduktojë kërkesën për energji elektrike për qëllime ngrohjeje dhe do ta rris cilësinë e ajrit, me rreth 40.000t kursime të dioksidit të karbonit në vit.

Kryeministri Kurti njoftoi që në mbledhjen e sotme Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që t’i japë Ndërmarrjes Publike “Termokos” në shfrytëzim 4 parcela për realizimin e këtij projekti. Qeveria ka miratuar edhe këmbimin e paluajtshmërive në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Obiliqit për nevoja të sigurimit të lokacionit për realizimin e Projektit të Ngrohjes Diellore “Solar4Kosovo’’.

Paraprakisht Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komuna e Obiliqit kanë nënshkruar një Marrëveshje të Mirëkuptimit me të cilën janë paraparë të gjitha obligimet dhe janë krijuar kushtet për miratimin e këtyre dy vendimeve, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM