Build Skills with our trainings

Sign up now!

Latifi- Koca: Shteti turk do ta ndihmojë sistemin shëndetësor të Kosovës në proceset e transformimit

Mar 23, 2022

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Dr. Rifat Latifi u prit në Ankara nga homologu i tij nga Turqia, ministri Fahrettin Koca, ku temë diskutimi ishte vazhdimi i bashkëpunimit mes dy shteteve në sektorin e shëndetësisë.

Në këtë takim, Latifi, shprehu konsideratën e lartë për homologun e tij dhe shtetin e Turqisë, për të gjitha projektet, ndihmën dhe angazhimin e vazhdueshëm për të përkrahur shëndetësinë e Kosovës.

Ministri Latifi, gjatë diskutimeve me ministrin Koca, e informoi atë për shtatë shtyllat e transformimit të shëndetësisë së Kosovës, duke shprehur optimizmin për ndryshim rrënjësor të sistemit me prioritet gjithmonë pacientin.

Po ashtu, theks  të veçantë në këtë takim iu dha çështjes së shkëmbimit të përvojave ndërmjet dy shteteve  në dixhitalizimin e shërbimeve shëndetësore, në fuqizimin dhe avancimin e kapaciteteve njerëzore të specializuara si dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe modernizimin e spitaleve të Kosovës.

Të dy ministrat, në këtë takim u pajtuan për formimin e një grupi punues, me ekspertë nga Kosova dhe Turqia, të cilët do të bashkëpunojnë ngushtë për konkretizimin dhe jetësimin e bashkëpunimit në projekte të ndryshme shëndetësore.

Ministri Latifi e ftoi homologun e tij turk, që ta vizitojë Kosovën, në mënyrë që të thellohet edhe më tej bashkëpunimi mes dy vendeve.

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Turqisë, Fahrettin Koca, e siguroi ministrin Latifi se shteti turk do ta ndihmojë sistemin shëndetësor të Kosovës në proceset e transformimit.

Sa u përket shtatë shtyllave të cilat ministri Latifi i përmendi në këtë takim, ministri Koca, shprehu mbështetjen e tij të pa rezervë aty ku është nevoja që shteti turk mund të ndihmojë.

Po ashtu, ai tha se më shumë kënaqësi e pranon ftesën e Ministrit Latifi për ta vizituar Kosovën dhe premtoi se shumë shpejtë do ta realizojë një vizitë të tillë, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM