Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh shënon Ditën Botërore të Tuberkulozit, për t’i dhënë fund epidemisë globale

Mar 24, 2022

Ministria e Shëndetësisë njofton se cdo vit shënon Ditën Botërore të Tuberkulozit (TB) më 24 Mars për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për pasojat shkatërruese shëndetësore, sociale dhe ekonomike të sëmundjes së Tuberkuozit dhe për të rritur përpjekjet për t’i dhënë fund epidemisë globale të TB-së.

Ministria e Shëndetësisë thotë se në Republikën e Kosovës për vitin 2021 janë regjistruar gjithsej 447 raste te pacientëve të sëmurë nga sëmundja e Tuberkulozit ose me incidencë rreth 25 /100,000 banorë. Duke qenë se ka edhe numrin më të madh të banorëve, përsëri prin Prishtina me 178 raste të kësaj sëmundje.

 

Kjo datë shënon ditën e vitit 1882 kur Dr. Robert Koch njoftoi se kishte zbuluar bakterin që shkakton TB, i cili hapi rrugën drejt diagnostikimit dhe shërimit të kësaj sëmundjeje. TB mbetet një nga vrasësit infektivë më vdekjeprurës në botë.

 

Çdo ditë, mbi 4,100 njerëz humbasin jetën nga Tuberkulozi dhe afër 28,000 njerëz sëmuren nga kjo sëmundje qe ne fakt është e parandalueshme dhe e shërueshme.

 

Përpjekjet globale për të luftuar TB-në kanë shpëtuar rreth 66 milionë jetë që nga viti 2000.

 

Megjithatë, pandemia e COVID-19 ka ndryshuar vitet e përparimit të bërë në luftën për t’i dhënë fund TB-së.

 

Tema e Ditës Botërore të TB 2022: “Investoni për t’i dhënë fund TB- Shpëtoni jetë!”, përcjell nevojën urgjente për të investuar burime për të rritur luftën kundër TB-së dhe për të arritur angazhimet për t’i dhënë fund kësaj sëmundje , të bëra nga liderët globalë.

 

Kjo është veçanërisht kritike në kontekstin e pandemisë COVID-19 që ka vënë në rrezik përparimin e TB-së në fund dhe për të siguruar qasje të barabartë në parandalim dhe kujdes në përputhje me përpjekjet e objektivave te mijëvjeçarit -së drejt arritjes së mbulimit universal shëndetësor.

 

Më shumë investime do të shpëtojnë miliona jetë të tjera, duke përshpejtuar fundin e epidemisë së TB. Investimi urgjent i burimeve, mbështetjes, kujdesit dhe informacionit janë jetike për të fituar luftën kundër TB-së.

 

Përfundimi i TB kërkon veprim të bashkërenduar nga të gjithë sektorët. Për të ofruar shërbimet e duhura, mbështetjen dhe duke mundësuar një mjedis të sigurt në vendin e duhur, në kohën e duhur. Të gjithë kanë një rol për t’i dhënë fund TB-së – individët, komunitetet, bizneset, qeveritë, shoqëritë.

 

COVID-19 ka pasur një ndikim shtesë negativ dhe jo proporcional te pacientët me TB ose në rrezik, me rritjen e transmetimit të TB-së në familje, më pak kërkim të kujdesit dhe qasje në shërbimet.

 

Gjithashtu, kemi më shumë prekje të grup-moshave mbi 65 vjeçe dhe po ashtu një numër më të madh të pacientëve meshkuj.

 

Pandemia e Covid 19 edhe në Kosovë ka ndikuar negativisht në sëmundjen e TB , tek pacientet me TB, në qasjen e tyre në shërbime shëndetësore, pamundësinë per t’ju afruar diagnostikën laboratorike të duhur për këto dy vite , pamundësinë e ndjekjes së trajtimit të tyre përgjatë periudhës 6-9 mujore, pa përmendur ndikimin social dhe ekonomik të pandemisë.

 

Investimet në sëmundjen e TB-së në periudhën (2019-2021) janë fokusuar në trajtimin e TB-së, zbulimin dhe diagnostikimin e rasteve të TB-së, zbulimin e rasteve MDR-TB, diagnostikimin dhe trajtimin e MDR-së dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së objekteve të TB-së.

 

Janë bërë investime të konsiderueshme në prokurimin e barnave kundër tuberkulozit 100% barna të linjës së parë dhe 100% barna të linjës së dytë për TB, 100% mediume të ngurta dhe të lëngshme për diagnostikimin e TB. Për të arritur “Një Kosovë pa TB”

Edhe gjatë viteve të ardhshme 2022-2024 do të vazhdojë përkrahja dhe ndihma nga partneri dhe donator kryesor i TB , Fondi Global per TB, HIV dhe Malarie.

Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në arritjen e vizionit për një Kosovë pa TB dhe se vit pas viti në arritjen e këtij vizioni do të rriten investimet në shërbimet shëndetësore dhe përkrahja për pacientët, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM