Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT: Fillon mbështetja e personave me aftësi të kufizuara në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike

Mar 25, 2022

Në kuadër të vitit të personave me aftësi të kufizuara siç është shpallur nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka marrë vendim për fillimin e zbatimit të masës 1.6 – Mbështetja e personave me aftësi të kufizuara, në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Përmes kësaj mase, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të ofrojë mundësinë që personat me aftësi të kufizuara të ndjekin trajnime për zhvillimin e mëtutjeshëm të shkathtësive të tyre. Pra, në mënyrë të drejtpërdrejtë, përmes trajnimit në punë (on the job training) mundësohet që të trajnuarit të kenë mundësi më të mira punësimi.

Gjithashtu, kjo masë pritet të shërbejë si nxitje për punësimin e qëndrueshëm, pasi që pas trajnimit, MFPT vazhdon të ofrojë mbështetje financiare për të trajnuarit që fillojnë marrëdhënie të rregullt pune me bizneset ku i kanë ndjekur trajnimet.

Masa implementohet në bashkëpunim me OJQ-të, të cilat do të bëjnë përshtatjen e të të trajnuarve dhe biznesit ku zhvillohet trajnimi. Sipas masës 1.6, mbështetja financiare përgjatë kohës së trajnimeve, që përbënë një fazë 3 deri në 6 mujore, është si vijon:

Të trajnuarit përfitojnë 170 euro në muaj, ndërsa bizneset përfitojnë nga 100 euro në muaj për person. Pas fazës trajnuese, biznesi dhe i trajnuari mund të lidhin marrëdhënie të rregullt pune, e cila po ashtu do të subvencionohet nga shteti, ku për punësim, mbështetja do të jetë 270 euro në muaj për punëtor, për 6 muajt pasues, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

 

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjitha OJQ-të që fushëveprimtari kanë mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara, se mund të aplikojnë për të qenë implementuese të masës, dhe se përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në kriteret e përcaktuara në Vendimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Nr. 19/2022, si dhe në thirrjen e hapur për bashkëpunim, sipas vegëzave në vijim:

https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/01415B70-161E-4B60-ADD1-35F67326A71E.pdf

https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/8A1070E7-AB57-424D-91D6-909A01BCDF9F.pdf

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM