Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje në Kaçanik, konkretisht zyrtarët policor nga stacioni për mbikëqyrje kufitar në Muqivercë, me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të kontrabandës, në fshatin Rogoqicë të Kamenicës, afër vijës kufitare me Serbinë, kanë arrit ta ndalin vozitësin e automjetit mashkull kosovar me iniciale (V.A,), i cili përmes rrugëve ilegale, me automjetin dhe mallrat tjerë, nga territori i Serbisë ka hyrë në territor të Republikës së Kosovës me qellim të kontrabandës së mallrave si në vijim.
- Një (1) automjet Furgon Renault Trafik, me targa të huaja, (automjeti kishte qenë i ç’lajmruar në vendin e origjinës) dhe
- Dy (2) biçikleta elektrike.
Mallrat e konrtrabanduara janë konfiskuar dhe dorëzuar doganës.
Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin e Shtetit janë koordinuar veprimet e mëtejme policore, përderisa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.